Rreth Nesh

Një zgjidhje cilësore për klientë kërkues të cilët dëshirojnë të çlodhen dhe të shijojnë ushqimin e shëndetshëm Artist. Restoranti Artist u hap në 2007 me filozofinë "kombinim i eksperiencës dhe
dedikimit për të siguruar produkte të nivelit të lartë, shije speciale dhe klientelë të mrekullueshme.


Me një eksperiencë 12 vjeçare në fushën e turizmit, kulinarisë dhe hotelerisë në restorantet dhe hotelet më të mira në Greqi, Spanjë dhe Hollandë
a) Destil- Colonaki - Athinë, Greqi
b)Namo's - Mikonos, Greqi
c) Orange - Santorini, Greqi
d) Terina Plaka Akropoli Athinë, Greqi
e) Pacha - Ibiza Spain
f) Peper Restorant - Ibiza, Spanjë
g) Naco restaurant - Amsterdam, Hollandë
Artisti shumë shpejt u bë qoshja perfekte për të huajt dhe intelektualët shqiptarë. Këta ishin dhe janë I vetmi motivim I përmirësimit të emrit dhe shijes së artist.


Ju do shihni shumë "Artist café" në Tiranë. Ky për të cilin flasim është Artist Restaurant and Boutique, i vetmi dhe i lokalizuar tek Liceu Artistik Tiranë prej fillimit të tij. Edhe pse emri ARTIST është i regjistruar si brand në emër të pronarit të kompanisë, është e pamundur që të ruhet dhe respektohet kjo, ndërkohe që në qytet kanë lulëzuar artista në çdo qoshe. Artisti Restorant te Liceu nuk ka asgjë të përbashkët me lokalet bar Artist nëpër Tiranë, si në produkte, ambient dhe mbi të gjitha filozofi biznesi. Ne jemi një dhe vetëm, aty ku e filluam.
Boutique de l’artist është brandi i patisseries & bakery. Lindi si një kërkesë e klientelës sonë për të qenë prezentë dhe ëmbelsuar shijen e ditës, por edhe të gëzimeve familjare, ditëlindje, dasma etj.