Ëmbëlsira

Ëmbëlsohuni me shije ARTISTI. E përzgjedhur si
zgjedhja më e mirë në listën top 10 të Lonely Planet



Momente
të ëmbla

Shija speciale e ëmbëlsirave është unike për Artistin. Recetat janë zhvilluar nga pronari pas testimesh dhe studimesh në disa shkolla evropiane. Brandi Boutique de l'artist ju rekomandon Klasiket:
Pistacio, cheesecake me shije të ndryshme, Asian ginger me karrotë dhe mollë; strudel me arra; krostate bajamesh dhe molle; soft browni perfekte e shoqëruar me akullore vanilje; trufa të katër llojeve të paketuara edhe për dhurata speciale.



Torta
ditëlindje

Ditëlindjet nuk mund të festohen pa fryrë qirinjtë. E ku më bukur se ndërsa shpreh dëshirën për t'u realizuar në vitin pasardhës, e shoqëron me imazhin e personalizuar. Ne japim zgjidhje të tjera më ekonomike për porosi të mëdha, diskutoni me shefin tonë.



Torta
dasmash

Simbolika e ceremonisë së ndarjes së tortës dhe kur çifti jep pirunin e parë mes njëri-tjetrit është shprehja e besimit të patundur për njëri-tjetrin dhe urimi që ky besim të jetë i ëmbël në gjithë marrëdhënien mes tyre, prandaj këtë simbolikë vlerësojeni edhe me cilësinë e produktit dhe na besoni edhe ne. Nuk do ju zhgënjejmë



Franchise

Artist Boutique ofron një gamë të gjerë të mbi 100 produkteve në kategori të ndryshme: ëmbëlsira, breads, sanduiçe, sallata dhe savories. Është përpjekja jonë e vazhdueshme që të përmirësojmë dhe zgjerojmë gamën tonë, në përputhje me nevojat e klientëve tanë dallues.

Për kontrata biznesi, lutemi të na kontaktoni dhe vizitoni katalogun e produkteve tona. Në varësi të sasisë dhe jetëgjatësisë së marrëdhënies ka ofertë çmimi e përcaktuar juridikisht në kontratat e lidhura. Për klientët afatgjatë ofrojmë kurse specializimi falas, si edhe shërbimin e aredimit dhe rezervimit të produktit sipas kushteve cilësore.